"SHKOLLAT LETRARE"

LETËRSI

7/15/20231 min read

Nuk besoj në shkollat letrare që i gjykoj,

Imitime didaktike për të bërë më të zorshme atë që është e kollajtë në shprehjen sintetike; porse po më shtërnguan të konfesoj nga vinë vargjet e mi, do të thosha: nga modernizmi, ajo liri e madhe që ripërtëritë shumë letërsi: frënge, italiane, gjermane, inglizën.

Kam biseduar shumë herë, shumë netë shumë të gjata me poeteshën argjentine ALFONSINA STORNI: fituesen e cmimit NOBEL: GABRIELA MSITRAL; me mësonjësin t’im JORGE LUSI BORGES, njeri i vetmuar dhe krenar, dhe të tjerë poetë të poezisë spanjolle – amerikane dhe kemi ardhur në përmbylljen fillozofike që poezia:

1. Poeti duhet të jetë i sinqertë, vetëm kur ai qan duke shkruar, do të qajë edhe

lexuesi.

2. Poezia duhet të ruajë, rrijthmin dhe rrimën për t’u mbërthyer në pentagram, bëhet

kështu: gjuhë ndërkombëtare.

3. Poezia duhet të ketë për misjon të shenjtë, fisnikimin e shpirtit; gjymnastikën e

trurit, pedagogjinë e mjeshtrit dhe ndjenjën e femrës, në lirizëm.

4. Poezia duhet të ketë krahë për fluturime Pindarike, nëpër sa më shumë letërsi

Botëroreqë nga këto JUDEO – KRSTIANET tek mythollogjirat greko – romane, që nga gjuhët arabe, persiane me Sheh SADINË, HAFËZ SHIRARZHINË deri në lyrizëm hindu me mistikën e bukur që asgjëson çdo shpirt të mërzitur.

5. Poezia duhet të ruajë karakteristikat e domozdoshme të tokës së saj, si Labe, aq

Shkodrane, si Korçare aqë Kosovare, si Vlonjate aqë Çame; nga këjo karakteristikë vjen pasqyrimii shpirtit të sajë.

Kështu mjeshtri i pentagramit, do të t’a lëkundë nëpër harmonitë e të pesë vijavet të shenjta, për të krijuar muzikën t’onë kllasike – moderne.

Isuf LUZAJ

Shënim: Në foto janë fitusja e Çmimit Nobel në letersi në vitin 1945 Gabriela Mistral, Isuf Luzaj në mes, edhe shkrimtarja e madhe Alfonsina Stroni.