"SHKENCAT EKZAKTE"
SHKENCË
SHKENCAT EKZAKTE janë sisteme të vërtetash dhe, duke përparuar, bëhen gjithnjë më pak imperfekte. Eksperienca e shumë shekujve ka përshkuar rrugë të shumta në zbulimin e të panjohurës. Çdo gjeneratë e re do të mund të arrijë më larg nga ato të së shkuarës ose të aventurohet prej të tjerësh, qofshin edhe të padyshueshëm. Objektivat largohen gjithmonë dhe çdo verifikim mbjell probleme që
nuk do të mund të parashikoheshin para tyre.
Në çdo etapë të diturisë njerëzore dashuria për të vërtetën këshillon që të mos konsiderohen të pandryshueshme hipotezat legjitime të shkencave, por shtrëngon t'i deklarojë ilegjitime ato që bien ndesh me ligjet e tyre të provueshme.Duke qenë të ndryshme elementet e eksperiencës sonë dhe marrëdhëniet e saj, çdo ligj lajmon një kostante ose diagonale veprimi, provizionale në faktet dhe është një shprehje e perfeksionueshme relativitetesh funksionale.
Është absurde njohja e parimeve absolute e të pakëmbyera dhe nuk meriton të quhet njeri shkence ai që vuan këto supersticione transhedentale të teologëve të vjetër e të metafizikëve të shkuar. Ata që dëshirojnë ose druajnë që shkenca të vendosë dogma të reja në zvëndësim të dogmave të vjetra, tregojnë që
S'kanë studiuar asnjë shkencë e s'janë të aftësuar për ta bërë atë studim. Metodat nuk janë rregullore të përjetshme (KANONE), por janë hipoteza ekonomike të kërkesës, të induktuara nga vetë eksperienca; shpien në rezultate të rektifikuarshme që konstituojnë njohje relative, paramenduar të pakufizuarshëm perfeksionin e saj. Nuk ekzistojnë shkenca ekzakte të mbaruara. Është aq e palogjikshme të besosh që ato kanë zhvilluar enigmat e pambarueshme të NATYRËS, si të supozosh që
Mund të kuptohet ndonjëra prej tyre pa pasur studiuar më parë shkencat që ndërlidhen dhe marrëdhëniet me të. Çdo shkencë është një sistem që shprehet me ekuacione funksionale, elementet e së cilës janë hipoteza që shërbejnë si skelet strukture të një ndërtese për njohjen e një pjese të së vërtetës reale. Vlera e çdo hipoteze nuk është relative me asnjë parim të pandryshueshëm, por me hipoteza
të tjera, duke qenë secila funksion i të tjerave.
Isuf LUZAJ