"SHKENCA PËR JETËN"

SHKENCË

7/8/20231 min read

My post contentPerfaqsuesit e IliroThrak, ishin pjesmarrës në Konferencën e 3-të të Shkencës së Hapur të Kombeve të Bashkuara, "Përshpejtimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, Demokratizimi i Rekordit të Shkencës" si pjesmarrësit e vetëm nga Shqipëria edhe prezantuan artikullin e me poshtëm:

"Hipotezat më të rrezikshme janë interpretacione të përgjithshme, bazuar

në njohuritë e ambientit e të kohës së tyre.

Pasuria e përgjithshme e shoqërisë, shkencat ekzakte nuk duhet të jenë një privilegj i klasave hermetike, as nuk është e ligjshme që disa njerëz të monopolizojnë rezultatet e tyre në dëm të të tjerëve. I vetmi kufi i përhapjes

së tyre duhet të jetë aftësia për t'i kuptuar.

Fati i vetëm i aplikacioneve të tyre duhet të jetë: për të shtuar lumturinë e përgjithshme të njerëzve dhe për t'u premtuar një jetë më të denjë. Duke druajtur konsekuencat shoqërore të përhapjes kulturale, disa të privilegjuar predikuan dikur: SHKENCA për SHKENCËN EKZAKTE, duke pretenduar që ta

reduktonin shkencën në një argëtim të vetmuar.

Kohët e reja kanë kërkuar "SHKENCËN PËR JETËN", platformë mirëqenieje e përparimi.

Kur dituria pushon së qeni një sport epikurianësh qeflinj, atëherë ajo dituri do

të mund të konvertohet në fuqi morali të

Lartësimit njerëzor, fuqi që është e vetmja vlerë shpirtërore. Shpirti investigator

shkencëtar përjashton çdo princip autoriteti."

Isuf LUZAJ