"SHKENCA E BUKURISË"

SHKENCË

10/9/20231 min read

Estetika është shkenca e bukurisë dhe e artit.

Arte të ndryshëm janë realizimi i shprehjes së bukurisë me mjetet e tyre të përshtatshëm

si druri, mermeri, tingujt dhe fjalët në poezi.

Fusha e Estetikës është të caktojë, të përkufizojë natyrën e bukurisë në përgjithësi dhe të vendosë ligjet e rregullat që drejtojnë shprehjen e sajë nëpër mjete konkrete.

Për sa i përket natyrës së bukurisë, janë dy tipe

Mendimi:

1) Mendimi objektif mban shkollën e tija që bukuria qëndron në objektin e përjashtëm, ashtu siç egzistojnë.

2) Mendimi subjektif mbron thezën që bukuria mëvaret, qëndron, shprehet në percepcionin e observonjësit.

Këto dy shkolla janë aqë të kundërta sa që formojën dy POLE, dy fillozofira.

A) Një theori e Estetikës është në ESENCË ose esencialisht një pjesë e ç'do fillozofie ose theorije fillozofike të caktuar dhe po thuaj se ç'do fillozof ka tentuar të strukturojë theorinë e tija me ligjet e tija të bukurisë. Ata ndryshojnë shumë njëri nga tjetri, sipas kohës. Disa nga theoritë më interesante të Estetikës kanë qenë

Ato të Platonit, Aristotelit. Shoftesbury Hegel, Bosanquet, Fechner dhe në kohët t'ona (KROCE) dhe SANTAYANA.Shkenca e Estetikës përmbledh edhe të gjithë artet dhe principet, ligjet, rregullat dhe apoftegma përkufizonjëse për shpirtin e bukurisë të shprehur në të gjitha fushat e mendimit si poezi, muzikë dhe mendimet e kritikëvet fillozofë mbi bukurinë.

Letërsia përmban më shumë vepra bukurie që nga poezia kanë hyrë në muzikë me të gjitha gamat e sajë. Skluptura e piktura, u përkasin kohëvet klasike të shprehjes së bukurisë që ka hyrë dhe deri në besimi Kristian. Përkundra fillozofisë së Kristianizmit, Kristianët e shekujvet 17 - 18 - 19 e 20, kanë mbushur Muzeumet e Europës me vepra bukurie lakuriq!

Bukuria e Natyrës është rreflektuar më shumë në poezi, rroman dhe pikturë..."

Isuf LUZAJ

Shënim: Filozofi Shqiptar Isuf LUZAJ jepte një kurs estetike për nivelin e lartë në Argjentinë, ku si dëgjues shkonte edhe shkrimtari Jorge Luis Borges.