"RITMI I ZEMRËS SË KOMBIT"

HISTORI

7/15/20231 min read

( Është ritmi Euro-Amerikan)

Është e domosdoshme që popujt e mbajtur nga të njëjtat institucione të ndjehen të bashkuar prej fuqive shpirtërore morale, që lindin prej komunitetit në jetën civile. Patriotizmi kombëtar del natyrshëm nga afiniteti ndërmjet

Anëtarëve të kombit. Nuk e imponon bindja nën të njëjtin ligj, as sundimi i të njëjtit autoritet, sepse ka shtete që nuk janë kombësi dhe kombësi që nuk janë shtete. Ndjenja civile, civilizimi ka një bazë morale, në të cilën shkrihen dëshira, shpirti dhe ritme zemrash.

Renani e përkufizoi si temperament uniform për përpjekje dhe dispozicion homogjen për sakrifikim. Është grumbullim ëndrrash të përbashkëta për të ndërmarrë vendime të mëdha e të qëndrueshme vepra për t'i realizuar.

Është konvergjencë në aspiratën për drejtësi, në detyrën e punës, në pudorin dhe përuljen, në dëshirën e lavdisë. Prandaj është më e fortë në mendjet e qarta, të afta për të dashuruar me intensitet të gjithë Popullin, për ta nderuar me veprat e tyre, për ta orientuar me idealet e tyre.

Ndjenja e solidaritetit kombëtar duhet të ketë një kuptim të thellë drejtësie. Mirëqenia e popujve është e papajtueshme me interesa rutinore të krijuara e, kohë pas kohe, nevojitet të inspirohet me besime të reja: të zgjojë energjinë, të zhdukë parazitizmin, të stimulojë inisiativën, të suprimojë papunësinë dhe të zhvillojë bashkëpunimin.

Virtytet civile moderne duhet t'u imponohen virtyteve antike duke e konvertuar ndjenjën kombëtare në dashuri pjellore për popullin, në përputhje me idealet e gjysmës së fundit të shekullit tonë të demokracisë euro-amerikane.

Isuf LUZAJ

Shënim: Joseph Ernest Renan (27 shkurt 1823 –2 tetor 1892) ishte një orientalist dhe studiues francez, që shkruante për gjuhët dhe civilizimet semite, historian i fesë, biologu dhe filozof.