"RADIOGRAFIA E MIQESISE"
LETËRSI
As unë s'e di, përse i pata caktuar
arsye dhe principe jete tri dashuri:
A) Dashuria e atdheut,
B) Dashuria e librave,
C) Dashuria e shkrimit.
Ngjan që lindën prej tyre: Filozofia si pasion dhe Poezia si shpëtim nga absurditeti i jetës. Këto pesë cikëndi, ndonëse me dimensione të ndryshëm m'u bënë arsye jete, një kompleks misterioz, heterogjen si një lloi përpleksiteti që i adhuron Heideger do t'i quante Metafizikë. Për këto arsye jete, kam pasur shumë pakë miq, jo shokë, të gjithë të huaj, të gjuhëve latine dhe celebritete me vendet e tyre. Kam pasur shumë pakë shokë Ideali, po edhe këta kur u ballafaquan me sakrificat dhe rrezikun, ndryshuan drejtim udhëtimi. Pa dashur të shfajtësohem, mendoj që miqësia e vërtetë e pastër si poezia, e fortë si celniku e pa interesuar si Feja, nuk egziston për të gjithë jetën, egziston vetëm në caste fugonjës, si dashuria e mashkullit me femrën, dhe në raste të zorshëm avullohet si vesa pas diellit. Po kështu nuk egziston, miqësia në mes të mashkullit dhe femrës, vecse kur të dy janë pleq.Mendoj që arsyeja që nuk kam pasur miq të përjetshëm të gjuhës t'ime, është sepse, një ndjenjë misterioze më ka këshilluar t'i largohem mediokritetit, i cili është si uji ngjyrë floriri që duke ngjyer metalet e ndryshëm i bën të duken ata të florinjtë. Me përdorim ajo banjo ngjyre zhduket dhe argjëndit ose aluminit i del boja sic u del njerzve. Koha zbuloi që në të gjithë rastet e në të gjithë kohët, pata pasur arsye: ata i përkisnin mediokritetit. Kam pasur armiq të gjuhës t'ime, them të gjuhës sepse
rraca e pëstërt Iliro - Thrake nuk egziston më sot, nga të 14 (katërmbëdhjetë invazionet barbare, që kemi vuajtur, porse këta armiq qenë ose armiq të atdheut ose të Idealit, dhe armiqësia e atyrej kundrejt meje ish vetëm një pretekst absurd, për të mbëshehur kalbësirët ose ferrat dhe drizat e shpirtit të tyre. Guxoj të pohoj që, përkundrazi nga c'na mësojnë me të vetmin moral: Idealin, pa mundur të respektoja principe Etikë aq më pakë Estetikë.
I helmuar nga tradhëtia e shokëve të Idealit, aq dendësisht, aq thellësisht me aq neveri, sa që mendoja që sikur të pështyja në lumin - det, të Rios de la Plata, do të vdisnin flora dhe fauna e tij. Nuk mund të ja rrëfeja këtë poetit të math sepse ai kishte një ndërgjegje virgjine, një shpirt pa plagë, një fytyrë foshnjeje sapo lindur që nuk ka patur grushte turinjvet, vec që si marksist
as që pranonte luftën t'ime anti marksiste.
Koha bje të meta që nuk ngëthehen kurrë prapa si nxehtësia në termodinamike që ikën e nuk transformohet më në tjetër element, ajo kohë që farkëton jetën me pleqërinë dhe shoqet e kësaja, më ka mësuar pesimizmin dhe skepticizmin e laboratorit të llogjikës, kundra të gjitha sofizmave para - Sokratike ose ujin e letargjisë të shenjtorëve. Por heronjtë e mendimit, të priviligjuar me një dënim librat e Moralit, të Etikës dhe të Estetikës mbi miqësinë, kam arritur në përfundimin ose konkluzionin llogjik, praktik që armiqtë n'a bëjnë dëm, përkundrazi, ata n'a nxitën të ngrehëm antenat e ndjenjave,të lëmojmë cepat katërore në rektitudin t'onë, të ngacmojnë trurin, të ndezim imagjinatën të superohemi në shkathtësi, për t'u treguar atyre që qenë të gabuar.
Përkundrazi, ata që më shumë n'a bëjnë dëm, janë miqtë që n'a përkëdhelin si foshnjën në djepe për një dremi letargjike.
Isuf LUZAJ