"PROBLEMI ÇAM"

HISTORIME RËNDËSI

7/8/20231 min read

Në axhendën e Politikës së Jashtme Shqiptare gjatë drejtimit të Ilias Vrionit ishte dhe problemi ÇAM. Dokumentat hedhin dritë për ngritjen e këtij problemi në Lidhjen e Kombeve, si dhe për qëndrimin që u mbajt në Konferencën e Lozanës. Duke zbatuar politikën e Qeverisë Shqiptare, Ministri Vrioni i kërkon Mit'hat Frashërit të negociojë me qeverinë Greke,

për mos largimin e çamëve nga Turqia, si

Emigrantë pa anashkaluar ndërrmarjen e veprimeve në mbrojtje të të drejtave të kësaj popullsie pranë Lidhjes së Kombeve. Në mars 1924 Ilias Vrioni i kërkon Ministrit Fuqiplotë në Londër, Mehmet Konicës t'i dërgojë një notë Sekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme në Lidhjen e Kombeve dhe të iniciojë një takim

në Foreing Office lidhur me problemin çam.

Kërkesat dhe raportet që iu paraqitën Këshillit të Lidhjes së Kombeve nga vitet 1925-1927

nga Fanoli, Mit'hat Frashëri, Benoit Blinishti,

Mehmet Konica etj. Shprehnin qëndrimin zyrtar të Qeverisë Shqiptare nëpërmjet Ministrit Vrioni në mbrojtje të çamëve. Ilias Vrioni në mënyrë të përsëritur sensibilizon me nota verbale Lidhjen e Kombeve. Një qëndrim vlerësues për këtë problem mban edhe Ministri Hysen Vrioni.

Pas vendimit të komisionit Mikst për këmbimin e 500 shqiptareve me grekë të Kostandinopojës reagon ministri Hysen Vrioni pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, Erik Drumonond. Në shkurt të vitit 1928, Presidenti i Republikës Ahmet Zogu e emëron Ilias Vrionin përfaqsues të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Në shtator të 1928, Ilias Vrioni nuk mundi të shkonte në Asamblenë e Përgjithshme të Lidhjes së Kombeve, duke ngarkuar për

këtë Sekretarin e Përgjithshem Xhafer Villën.

Po në shtator të 1928-ës Akademia Historike Diplomatike e Vendeve Latine e zgjodhi Ministrin e Punëve të

Jashtme Ilias Bej Vrionin anëtar nderi të saj.

AMPJ.

Shënim;

Ish Firmëtari i Pavarësisë, ish Kryeministri i Shqipërisë, ish Ministëri i Jashtëm Ilias Bej Vrioni ka lindur në Preveza, djali i tij gjithashtu Jusuf Vrioni në vilën e tyre të pushimeve në

Korfuz, bashkëshortja e Iliazit bijë e Dinove...