"PËRPJEKJA EVROPIANE"

HISTORI

7/8/20231 min read

Mehmet Ali Pashë Vrioni (1842-1895),

ishte politikan dhe diplomat shqiptar, Nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Mehmet Ali Pashë Vrioni, është babai i Kryeministrit të shtetit shqiptar Ilias Bej Vrioni

dhe gjyshi i përktheysit të shquar edhe

ish ambasadorit në UNESCO Jusuf Vrioni.

Nën-Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878 Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Berat Anëtar i Shoqërisë së Stambollit Anëtar i Komitetit të Janinës Anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve Deputet i Beratit në Parlamentin e

Perandorisë Osmane Mytesarrif i Beratit 1881

Misioni më i madh i jetës së Mehmet Ali Pashës qe zgjidhja e çështjes shqiptare.

Forcat e tij u përqendruan në ndërmarrjen më të madhe kombëtare te asaj kohe, e cila ish Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Lidhja e

Prizrenit u çel më 10 qershor 1878 në Prizren.

Ajo i filloi punimet pikërisht në 10 qershor me qëllim që kërkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej Kongresi i Berlinit më 13 qershor 1878. Kryetar i Lidhjes së Prizrenit u shpall Abdyl Bej Frashëri dhe nën-kryetar i saj Mehmet Ali Pashë Vrioni.

Fill pas punimeve të Lidhjes së Prizrenit Mehmet Ali Pasha, udhëhoqi së bashku me Abdyl Bej Frashërin, përfaqësinë shqiptare në Kongresin e Berlinit në 13 maj 1878. Të dy i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat shqiptare të Lidhjes të Prizrenit: bashkimin e katër Vilajeteve Shqiptare dhe njohjen e tyre si territor autonom nën kuadrin e Perandorisë Osmane; përgatitjen politiko-ushtarake të këtij territori shqiptar; sigurimin e përkrahjes për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Më 30 Mars 1879 Mehmet Ali Pashë Vrioni së bashku me Abdyl Bej Frashërin u nisën sërish nga Preveza ne drejtim të kryeqyteteve kryesore të Evropës për të siguruar përkrahje!