🇺🇳🇦🇱| "NË VIGJILIE TË SAMITIT SDG"

SHKENCĂ‹

10/9/20231 min read

"ORA E TYRE"

TË RINJË JANË ATA që nuk kanë komplicitet me të shkuarën.

Ripërtërinjës të ditur të popujve hedhin poshtë robërinë e rutinës dhe nuk durojnë dot zgjedhën e robërisë. Vetëm sytë e tyre mund të vështrojnë drejt veprimet, pa frikë.

Është privilegj i duarve të tyre me mbjellë farë pjellore në vija ugari të virgjëra, sikur historia të fillonte në çastin e përpiktë, në të cilin ata rrahin në kudhër ëndrrat e tyre. Gjithsaherë që një gjeneratë plaket e zvëndëson idealin e saj me orekse të bastarduara, jeta popullore zhytet në një humnerë imoraliteti e dhune.

Në këtë orë të rinjtë duhet të rrëmbejnë flakën dhe të shqipëtojnë ngado misionin e tyre për të përtërirë botën morale. Dhe në ta i vënë SHPRESAT E TYRE POPUJT, që dëshirojnë të forcojnë çimenton e DREJTËSISË.

Të lirë nga çdo dogmatizëm, nga çdo utopi e diktaturë mendimi, duke menduar në një njerëzi më të mirë mund të shtojnë pjesën e lumturisë së përgjithshme e të pakësojnë dhembjet Njerëzore.

Është një fat i madh si një urok me HISTORINË që të jetë i RI NJERIU në çaste që do të jenë të kujtueshme në jetën e popujve.

Isuf LUZAJ