"NJERËZIT DHE PLANETI"
KULTURË
Do të egzistojnë në këtë planet njerëz që e urrejnë këtë botë, si e egërt,
e keqe, cinike dhe absurde deri në kulm;
Ashtu si do egzistojnë hedonistë që e gjejnë këtë botë për të jetuar, Për të eksploruar, për të ndrequr dhë për të përparuar. Edhe do të ketë në planetin t'onë, njerëz që duke vështruar mbi universin e eksperiencës dhe të natyrës si një gjë kryesore ose sekondare si një gjë pa rëndësi në krahësim me diçka më themelore dhe më me rëndësi e kuptim. Kjo tendencë e mendimit mund t'a shprehë veten e sajë
TEOLOGJIKISHT , ose BESË të një egzistence JASHTËBOTËRORE, ose mundet që në mënyra të ndryshme me mbrojtë thezën ose qëndrimin e bazuar në supermacione e disa principeve racionalë ose intuitivë. Empirizimi, Skepticizmi, Naturalizmi, Pozitivizmi janë lëvizje mendimi tipike të varietit të përbotëshëm: KOKËFORTË.
Respekti për faktet e eksperiencës, mendje - gjerë një antitudë qëndrese eksperimentale - gjyq dhe gabim dhe aftësia me punue brenda kuadratit të pamjes së botës së pambaruar i dallon ata nga ata që ishin të padurim, imagjinativë dhe dendur herë MENDONTE APRIORISTË, në fushën e mendje - butëve.
Në mes të këtyre të fundit gjenden: metafizikë spekullativë, intuicionistë racionalistë dhe idealistë absolut. Ky katalogim përmbleth, historinë e filozofisë, si një tragjikomedi vigane e diturisë.
Isuf LUZAJ