Një bisedim midis Biologut, Filozofit, Metafizikut, Metallogjikut, dhe Teologut
SHKENCË
Biologu:
Jeta është eksperienca e materies dhe mendimi është eksperienca e jetës.
Jeta fillon me formulën kimike DNA -DIOXIDO NITRO RIBOFLAVIN ACID - që është kimikisht shëndija e parë e jetës në çastin e krijimit të EMBRIONIT. Kjo e vërtetë u zbulua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1993.
Udhëtimi i embrionit nga koncepcioni në shketh te nëna deri tek varri është transformacioni i embrionit duke marrë kontakt me jetën.
Mendimi është përfundimi i zhvillimit të trurit.
Truri oksigjenohet dhe punon vetëm në sipërfaqësi zero deri në dy centimetra thellësi, pjesa tjetër e trurit, vete e virgjër në varr, pa punuar kurrë. Sa më thellë të oksigjenohet truri aq më qartazi e thellësisht, prodhon mendime, shpikje, kryevepra e të tjera.
Në analizën e trurit të Enisteinit u pa qartë që truri i tij kish qenë oksigjenuar pesë centimetra në thellësi, konsideruar kështu gjeniu më i madh i njerëzimit.
Trazhektorja që bën gjatë udhëtimit, që e quajmë jetë, varet nga cilësia e trurit, si një lloi specifike e peshës së metaleve dhe mineraleve.
Shqisat fillojnë çapat e para të zhvillimit të trurit dhe, kështu që, përfundon Biollogu.
Filogjenezi riprodhon ONTOGJENEZIN.
Ajo që sot quhet mrekulli është vetëm mungesa dhe pa aftësia jonë të shpjegojmë ligjet e materies, në shekujt e ardhshëm do të zhvillohen dhe do të zbulohet ç'do e panjohur e sotme dhe nuk do të ketë më MISTER.
Psikologu, Metafiziku dhe Metallogjiku, njëzëri thonë: Principi i jetës është ESENCA, e pa varur nga materja. Esenca udhëton gjatë jetës duke u pasuruar me eksperiencën që formon EGZISTENCËN.
Esenca dhe Egzistenca krijojnë qytetërimet.
Burimi i esencës dhe efektet e egzistencës, janë prodhime të MISTERIT që kurrë nuk do të mund të zbulohen sepse nuk i përkasin materies.
Teologu:
Në akord me Psikologun, metafizikun dhe METALLOGJIKUN, shton: Në njerinë egzistojnë 2 ESENCA : LËNDA dhe SHPIRTI, krijesa të Zotit. Fjala MISTER, është një termë i kotë, sepse, nuk do të shpjegohet kurrë.
Është e kot të kërkosh diçka që nuk egziston.
Këtë fjalë të fundit e kanë kopjuar shumë filozofë të spekullimeve Biologjike.
Për të dhënë një shembull trashanik të kuptueshëm nga kushdo, themi: Biologu filloi të çelë një tunel nënë malet e Himalajes dhe po vazhdon me shekuj kërkime nënë tokë të gjejë metalin e vlefshëm: floririn - të vërtetën.
Isuf LUZAJ