"NDRIÇIMI EVROPIAN"
FILOZOFI
Kur Kanti i rrëmbyer nga entuziazmi kultural i kohës së tyre (1724-1804) - lindur e vdekur në Konigaberg) e shpjegoi NDRIÇIMIN, si ardhja e njeriut në moshë nga foshnjëria që e bën këtë të paaftë të heci pa ndihmën e të tjerëvet.
Objektivisht NDRIÇIMI, është një periudhë kulturale dalluar nga përpjekjet e forta të personalitetit udhëheqës për të bërë ARESYEN, rregulloren absolute të jetës njerzore edhe të lëshojë dritën e diturisë mbi mëndjen dhe ndërgjegjen tek c'do individ. Këto përpjekje nuk janë të përcaktuara në një kohë të veçantë ose kombi të veçantë siç n'a mëson historia porse termi i është aplikuar përgjithësisht NDRIÇIMIT Europian duke u shtrirë që nga shekulli i 17-të (shtatëmbëdhjetë) deri në shekullin e 19-të veçanërisht i përpunuar nga fillozofët ANGLEZE - GJERMANE dhe FRANCEZE.
Mori fillim në Angli me Empiricizmin e F. BACON, TH. HOBBES, J. LUCKE; gjeti një interpretim fetar në Natyralizmin e EDV. H. CHERBVURY, J. TOLANDI, M. TINDAL, H. BOLINGRONE dhe nga miqtë e mendimit të lirë, kur ERAL SHKETESBURY i interpretoi atij një moral me dritën e arësyes. Jo aq ndërtonjës porse radikale me kriticizmin sarkastik qe në ndriçonjësit (francezë) duke treguar që filozofia e atyre e pati fillimin nga korrupsioni moral në pallatin mbretëror dhe abuzimet e mëdhenj e të lartë në Francë.
Doktrina e DESCARTES, mbi idetë e qarta dhe perceptive; atituda kritike kundrejt besimit (Fesë) e SPINOZES dhe mendimi i arësyes i WOLFFIT, pregatitën filozofinë e P. BAYEGE, CH. MONTESQUIEU-VOLTAIRE dhe ROUSSEAO. Kontributi pozitiv këtij subjekti qe Enciklopedia ose Diksionari i arësyetuar i shkencavet.
ARTET dhe MJESHTËRITË (1751 - 1772), në 28 vëllime i edituar HOLBACH, J. L. LAGRANGEE e të tjerë bashkëpunëtorë. nga DIDEROT D'ALEMBERT - HELVETIUS,
Ajo qe në Angli dhe Francë mbeti në fazën e ideve te thejshta dhe ëndrra utopike u bë REALITET në COMMONWEALTH e SHBA.
Isuf LUZAJ
Shënim: Filozofi shqiptar Isuf Luzaj u votua me vota te plota në kongreset e filozofisë, për ti bërë kritike filozofisë universale, gjithashtu ai dha mësim për 28 vite në SHBA