MOZAIKË FJALËSH

KULTURË

7/8/20231 min read

Origjinaliteti del përsipër në të gjitha format e shprehjes. Është e rrallë që një njeri, GJENIU, të kulmojë shkëlqimisht në shumë arte e lloje të ndryshme, porse, po qe Leonardo a Goethe, do

të ketë medoemos stil në pikturë e në poezi, në novelë e në shkencë, duke i vënë shenjën e tij gjithçkaje që kalon nëpër duar të tij, duke e menduar më thellësisht e duke e shprehur më drejtësisht.

Është më e zakonshme që njeriu i GJENIUT të rrethshkruhet me një ART a lloj, duke e dalluar stilin e tij në një formë të vetme shprehjeje. Të dyja kategorive mendore

APOLINEA e DIONIZIAMA (shprehje ndjenjash dehëse) u përgjigjen dy tipa të stilit, dy gjuhë të ndryshme, rrallë herë të harmonizuara në një mendimtar të vetëm. Njëri është logjik dhe i flet inteligjencës, tjetri është AFEKTIV dhe i flet ndjenjës.

Stili që dëshiron të shprehë të vërtetën çmohet për vlerën e tij logjike; qartësia e tij është transparente, termat e tij të përpiktë, struktura e tij kritike. Është gjuha e shkencave.

Isuf LUZAJ