"MENDOJ QË SHIKOJ"
KULTURË
"MENDOJ QË SHIKOJ"
Mendoj se kjo që shikoj nuk është një ëndërr.
Mendoj se nuk do zgjohem brenda një momenti.
Mendoj se nuk do jem trime në jetë si dhe përpara se të të doja.
Mendoj se nuk do më detyrosh të sorollatem sërishtë, me shpirtin në dhimbje, pa të takuar.
Vonohem të të shoh. Nuk dua të të shoh.
Sepse kam frikë mos
shkatërroj kujtimin e herës së fundit që të pash.
Të dua sepse nuk ngjan me askënd.
Sepse je krenar si unë. Dhe
sepse përpara se të më doje më ofendove.
Ej: unë isha si një det i fjetur.
Më zgjove dhe furtuna shpërtheu. Më tronditi dallgët, me fundosi anijet, u ngrit në qiell dhe dënoi yjet, më turpëroi dhe fshehu mes përkuljeve të mia, çmendi dhe vrau peshqit e mi.
Mos më shiko me frikë.
Ti vetë e ke dashur këtë.
Një erë e ftohtë dhe e mprehtë më është kthyer
një moment më parë, si për të më vjedhur diçka. E di, mos rastësisht, jam e ngopur nga dashuria dhe tenton ajo, harresa e përjetshme,
të mbushet me qëndrueshmërinë time, dhe të ftohet me timen butësi? Por, unë e kam thënë:
Nuk të mjafton me gjithë ato që zvarrit, vagabond? Gjithë dashuria
Ime është pak për mua; nuk të jap asgjë.
Alfonsina Storni
Shënim: Alfonsina Storni ishte një poete e madhe Argjentinase, mike e Isuf LUZAJ dhe Gabriela Mistral që fitoj Nobel në 1945.