"MEMORANDUMI I SINJËS"
HISTORI
Drejtuar Presidentit WILLSON 1920...
Memorandumi i Sinjës, u Iniciua dhe u organizua nga Iliaz bej Vrioni. I cili ishte Kryetari i Bashkisë Berat në atë kohë.
Nënshkruesit e tij ishinë një zëri, për një mandatë amerikanë
në atë perjudhë të errët për Shqipërinë!
Sinja u zgjodh pikërisht nga pozicioni i saj gjeografik si pikëlidhje
e krahinave të Sanxhakut të Beratit.
Populli i Beratit në dhjetor të vitit 1919 i dërgon Presidentit të SHBA Woodrow Wilson një telegram proteste ndaj pretendimeve të
Padrejta italiane, pretendime që janë në kundërshtim me Traktatin
E Londrës, që edhe ata vetë e kanë firmosur.
Kryepleqtë e fshatrave Goriçan, Malas, Velabisht, Memias, Bogdan, Moravë, Lapardha, Bilç etj.
I kërkonin fuqive Aleate pavarsinë e plotë dhe sigurimin e tërësisë tokësore të Shqipërisë.
Edhe paria beratase me Hekuran Vrionin, Islam Vrionin, Zarif Hazendarin, Todi Naskën, që i dërguan një letër komandës franceze në Shkodër dhe i kërkonin njohjen e pavarësisë shqiptare në kufijtë etnikë dhe protektorat amerikan mbi Shqipërinë
Për një frymë kombëtare e zhvillim të vendit.
Një figurë politike që i kishte kaluar kufijtë lokalë ishte edhe Ilias Vrioni.
Në një letër të Rexhep Mitrovicës ku kërkonte mbështetje financiare për qeverinë e dal nga kongresi i Lushnjes,
konfirmonte edhe pjesëmarrjen e dy figurave politike të kohës Ilias Vrionit dhe Ahmet Zogut.
Arkivi Qendror i Shtetit dhe Vehxhi Buharaja, Kuvendi i Sinjës edhe memorandum i tij.
Gazeta Bashkimi. Tiranë 23 korrik 1972).