"KOLEKSIONI I MIRËSIVE"
KULTURË
Një koncept i tillë do ta shpërndante shoqërinë si të tillë për fitimin e pjesëve të saja dhe do të arrinte në materializmin individual i maskuar nën emrin e barazimit që është anarki.
Funksioni kryesor i shoqërisë është të ruaj lirinë e të gjithë anëtarëve të saj dhe jo t'i japë liri më të fortit që të shtypë më të dobtin.
Qëllimi i shoqërisë është e mira e përgjithshme, e trupit shoqëror. Porse në qoftë se e mira e trupit shoqëror është kuptuar që të jetë një mirësi e përbashkët e të gjithë personave njerëzorë, ashtu si trupi shoqëror vetë është një tërësi e personave njerëzorë, edhe ky koncept do të na shpinte në të tjera gabime të një tipi totalitar.
E mira e përgjithshme e qytetit, nuk është as koleksioni i mirësive private, as e tërë mirësia e një tërësie, ashtu si zgjoi në kuptim me bletët, të relacionuara në pjesët e saj të vetmuara.
A është jeta njerëzore e mirë e një shumice njerëzish? Eshtë komunioni i tyre barazisht për një jetë të mirë?
Është pra e përbashkët: tërësia dhe pjesët, në të cilat do të rrjedhë mirësia për të mirën e përgjithshme? Ky koncept kërkon njohjen themelore të të drejtave bazore të personave dhe ato të shoqërisë domestike, në të cilën personat janë vënë (angazhuar) në punim me njëri-tjetrin më shumë se sa aktiviteti i shoqërisë politike. Kjo përmban brenda saj, si vlerë kryesore, hyrjen më të lartë me mirësinë e tërësisë së personave, lirinë e shprehjes, ashtu edhe komunikimet e bujarisë, që janë konsekuente të ekspansionit të shoqërisë.
Isuf LUZAJ