"IDIOTËSIA E KARL MARKSIT"

FILOZOFI

7/8/20231 min read

“Historiani i madh i Filozofisë (HEGELI),

nuk e ndjeu, ose nuk e kuptoi se si do të

hecte përparimi. Ai shpjegoi që fuqia e Etikës

i detyrohet fuqivet natyrale antitetike dhe revolucionare kundra ligjevet të natyrës.

Këtu qëndron një nga arësyet që e morën më qafë, duke e zmadhuar gabimin deri në utopi Karl Marksin. Me fjalë të thjeshta përmbledhim rrezultatin e atij gabimi kështu: Natyra është e padrejtë dhe prodhon padrejtësi në njerzimin:

I bukuri nga i shëmtuari, i mendëshmi nga burdallai; i shkathëti nga i ngathëti; i shëndetëshmi nga i sëmuri; i thjeshti nga i Djallëzuari.

Këto padrejtësi Marksizmi do t'i zhdukë duke i bërë të gjithë të barabartë, si filozofi me hamallin; si poeti me gjaksorin; si shenjtori me djallin; si i bukuri me të shëmtuarin do të jetojnë njëllojë pa klasa shoqërore. Aq larg arriti absurditeti i shkatërrimit të prodhimeve të privilegjuar të natyrës si zheniu, poeti, filozofi, shkencëtari, artistët sa që në shekullin e njëzetë ata popuj që unjën kokën si kau nënë zgjedhë duke ëndërruar të ndërtonin shoqërinë

Ideale; Po ata popuj mbetën afërsisht shtatëdhjetë vjet, duke numuruar në vënd pa hecur një copë, përpara, sa që mbaruan në uri, errësi, ligësi, gjak - derdhje; fusha përqëndrimi, deri në shkatërrim difinitiv të atij qytetërimi që egzistonte në shekullin e nëntëmbëdhjetë...”

Isuf LUZAJ