"HËNA QE E DASHURA IME"
KULTURË
Ajo më ka puthur kur fle përmbi shkrime
Më ka ngushulluar nga ankthet e jetës
Më ka përkëdhelur kur kisha dëshpërime
Ajo m'a gatoi bukën e mbryme
Kur më binin lotë më dha frymëzime
Ajo më mësoi ligjin e bletës.
Obsesioni im të gjashtë oqeanet
Që më përkundën si foshnje në djepe
Prit e përcill kontinentet me fshame
Mirë se ardhe! Lamtumirë shije jete.
Gatova gëzimet me ankthet e ashpër
Harrova të tashmen, jetova për nesër
I pashë idealet me një prizëm tjetër
U binda që iderat kurrë nuk vdesin
Me të krahët shtrengova viganët
Më të djathtë fetarët, më të mëngjërt paganët.
Librat m'u bënë pullazet e kështjellave
Kur nuk vinte gjumi armik shekullor.
Isuf LUZAJ