"GËNJESHTRA DRUAN"
SHKENCË
Gabimi nuk e njeh, as nuk do ta njohë kritikën, kundër autokritikës gënjeshtra druan nga kritika; e vërteta lind prej asaj kritike dhe shkencat e lira e
meritojnë kultin që u profesojnë njerëzit e lirë.
Janë instrumenta edukimi moral, ngrenë mendjen, përmirësojnë zemrën, mësojnë
si t'i dominojnë instinktet antishoqërore.
Dashuria për to, kur bëhet PASION, shtyn të ripërtëriten pa pushim fuqitë shpirtërore të individit e të shoqërisë. E çlirojnë njerinë prej prangash, zinxhirësh, hekurash misterioze, që janë më poshtëronjëset për kuptimin më të mirë të vetvetes e të ambientit në të cilin jeton, shtojnë ndjenjat e tij të përgjegjësisë morale përballë kontigjencave të jetës. Çdo fuqi shpirtërore morale eliminon terrorin e kotë që lind prej supersticioneve; i japin edhe një herë njerëzimit radhën e tij legjitime në NATYRË
Dhe zhvillojnë një ndjenjë të bukur sereniteti përballë harmonisë së paqëndrueshme të Universit. Duhet kuptuar qartë se dogmat, që konsiderohen të vërteta, qoftë të reveluara nga feja, qoftë të pranuara nga metafizika, qoftë të mësuara nga teoritë shoqërore, politike të këtij shekulli, të gjitha janë dogma, sepse
nuk i lejojnë kritikës të shprehë logjikën e saj.
Duhet bindur qartësisht se të gjitha ato dogma prunë errësirën e shekujve dhe, për hir të së vërtetës, duhet pranuar që dogmat politike të zeza, të murrme, të bardha a të kuqe, të këtij shekulli, kanë dëmtuar më shumë popujt në këtë shekull gjaku, terrori, lotësh dhe degjenerimi të fuqive shpirtërore, sesa të gjitha dogmat
fetare të tre mijë vjetëve histori të përbotshme.
Rinia duhet të hap sytë dhe të ushqejë të gjitha ndjenjat e tjera, të çdo dimensioni, që të mos bjerë më në kurthe dogmash
të reja, të shërbyera nga DEMAGOGJIA.
Isuf LUZAJ