"FILOZOFIA E LIGJIT"

FILOZOFI

7/8/20231 min read

Ç'do shoqëri e organizuar, sado e vogël të jetë, ka rregulla sjelljeje që janë të forcuara me fuqinë e dënimit, për këdo e kushdo që t'i shkelë.

Në esencë këto rregulla mund t'i quajmë ligje. Ligji nuk ka qenë zhvilluar sistematikisht derisa një shtet, me një polici të përqëndruar me autoritet u vendos në disa kombe e rraca.

I pari ligj që ngrihet në historinë e Drejtësisë është Kodi i HAMMURABI në Babilloni, Ligji i MANU në Hindi dhe Kodi Mosaik në Palestinë.

Këta kode tregojnë ç'ka do të ish si tendencë universale e Fesë (BESIMIT) dhe një sistem ETIKË e një shoqërie me strukturën sipas sajë. Në vjetërsinë klasike, i pari Kodi i të dymbëdhjetë tabelavet si perludi i ligjit Romak.

Ky është një sistem lartësisht elaboruar që ka qenë marrë si bazë dhe kriter në zhvillimet dhe zmadhimet e ligjeve perëndimore.

Që përmbledhin në CORPUS JURIS CIVILIS në kohët e JUSTINIANIT.

Ligji Romak zhvilloi dallimin në mes të Ligjit popullor që është tendë e ruajtjes së Shtetit kundra tradhëtisë dhe taksavet dhe Ligji Privat që merret me gjykimin në mes të personave në grindje si kontrata.

Rrëzimi i Perandorisë Romake nga invazionet Gjermane pruri shkatërrimin e Ligjit Romak në administratë.

Përkohësisht Kodet e LIGJIT GJERMAN u imponuan në Europën perëndimore.

Isuf LUZAJ

Shënim: Sipas disa historiografëve latinë,gjermanë,dhe spanjollë,(mbreti spanjoll Ferdinandi i NAOCIT) arrihet të provohet që perandori JUSTINIAN,

qe rracë, gjak e gjuhë shqiptari lindur në krahinën e kufizuar me Kosovën, Malin e zi dhe Shkodrën. Fliste mirë shqipen, por jo latinishten.