"FEMRËS PELLAZGE"
KULTURË
Gatuar prej dorës së Zotit: prej reje
Prej gjalpi prej zjarri, prej mjalti prej veje
Prej gjaku që djek kur breth nëpër deje
O Eve, moj fëmër, me sy prej rrufeje.
E kuqe bardhoshe me flokë arratisur Gojë sheg' e pajame me tulin si shkumë Prej Hene, prej qielli, prej xhindësh stolisur E mirë mbi të mira e me të mira shumë. E qartë nga shpirti ylyver pas shiu Xhevahiri i prerë si ndrit prej vetiu
Ti shpirtin e ndeze si zjarre në qijej Ti ndrite si flakë prej yjesh mbi dijej o femër e shajtuore dëshirë për
çdo vënd Q'e deshe Ademin e prishe nga mënt.
II
Heleni të zgjodhi të gjatë e të hollë Fytyrë rrumbullake borë e gjak përzjerë Një trup prej selvije një degë me dy molle Që dor' e Phidiasit si desh e pat prerë Një gushë e një faqe, një sy e një vetull Një lërë e një pulpë, një gji e një sqetull Dhe Zotin e jetës e bëre tahmaqar mbi mishin që digjej si gjalp' i marrë flakë Një linjë si hije, cip' gjarpri u-vdar E si veri vere që pak e nga pakë puth gushën e ré: Ashtu përpëlitej në atë trup yje yje cip' e hollë kur ngjitej e frymës së shënjtë, që vrap n' fluturime të larta bujare i shpuri n' fitime të nderëshme, të pastra të artit
Kulluar:
Kur vetë Zotin reflektoi, ajo dijti t'i vijë pas kohës e t'i ngjitet e porsi bilbili rob përpëlitet Në anë të ndryshme të zonjë kulvisë E ëmbël dreth notën me këng' ngjyra ngjyra Ashtu femër e bukur e lartë e ideale Iku e doli nga pragu i shtëpisë e hoqi prej dore Kalliope-n e dërgoi te shënjtit e sajë në mijëra sfera e aq botëra jete ku shpirtrat si male në majë të Parnasit i dërgoi lyra e vargu i shënjtë pikoi platin e dritat e shpirtit fuqit hyjnore femra paraqiti si pasqyrë me kthime e rruzujt të lodhur i hoqi prej
dore Drejt yllit të largët ku krahu prej bore!
Dha një dafin e qau e qeshi vajzë e gudulitur Femra krenare gjysëm bote shkatrroi gas e lumtëri e u-zbéh e venitur në mes të mëndafshit kur afshi i shkoi vetë pa madhëri si zot u-adhurua e cip e sajë e hollë u puth për shënjtësi por valët e kohës e hodhë në pendime në ca mure kështjelle një mijë kujtime sa trima të bukur, sa vasha virgjine sa gjak për një qejf trill e lartësi por për më në fund dhe ajo u pendua loti i femrës për burrin. arm e burrit për femër I këmbyen së bashku të puthur e zemër.
III
Shkëmbi i prerë i ngjitet erës që në borë e vapë të erës tharë kërcur e përçarë lëshon britmë si prej tmeri dhe një shpellë prej misteri Vjen një ulërimë e tharë.
Femrën trime e vigane në gëlqere të natyrës
Atje shok e pat Pellazgu, që s'ja di emrin pasqyrës Por në punë dhe në zjarr një të kuq i bije fytyrës shoku shokun t'a ndihmoje,
Ne të vërtetë. Po t'a dojë Në atë gur e n' atë baltë dhe barmishi bëhet mjaltë. Burrë e grua që të dy, rrojnë çift porsi dy sy. Atje femra kaçubane bashk me shqipe përpëlitej Dhe pa dashur dorës burrit nëpër gjumë dukulitej kur këthehej trimi i lodhur prej një krahu në krah tjetër këtij bregu kështu ishte dashuria shqipe e vjetër ulte rroben e mëshifte atë tulë si gjalpi brumë se s'e kishte për kreni që ta donte burri shumë Ja kështu kjo gjyshja jonë me shumë turp nacën e shtonte dhe as çupë as kur ish nuse, për burrë mendja kurrë s'i shkonte
Kështu shqipja endej stinës me gëzime e dëlirë!
E e mësoj zogun e vogël: Më mirë vdekur por i LIRË I thosh vajzës si e mekur: Më mirë vdekur e pa prekur lëshon krahë nëpër erë shkëmbi i thatë dhe i prerë Sikur do të fluturojë Futet reja nëpër lugje Shpella-shpella burgje-burgje ngjitur qielli me tokë duket
shkëmbi i vithitur sikur do të bjerë mbi kokë.
Isuf LUZAJ 1932