Familja Vrioni

HISTORI

7/8/20232 min read

Të flasësh për familjen Vrioni nuk është aq e lehtë në kushtet historike ,politike e kulturore që ndodhet Shqipëria.Nuk është e lehtë pasi boshllëqe historike ekzistojnë dhe shumë të dhëna historike burimore-arkivore mungojnë. Por ne po e nisim me dokumentat që janë lehtësisht të verifikueshme ,për kontributin e kësaj familje në qytetin e Beratit dhe më gjerë ,pasi sic do t’i parashtrojëm më poshtë shumë personalitete të kësaj familje janë vlerë kombëtare e asete kulturore ende të pashfrytëzuara e të panxjerra në dritë nga historia apo studime të mirëfillta.

Familja Vrioni dokumentohet qysh në vitin 1577,po më e njohur u bë në shek.XIX.

Kjo familje i dha Perandorisë Osmane admiralë si Omer Pashë Vrioni, ngadhënjyesi ndaj grekërve në Almana e Misolongji më 1821.Ai luftoi për shkëputje nga Turqia shumë më herët se patriotët e tjerë,ndonëse me osmanët ndante te njëjtin besim fetar.

Kontributi i anëtarëve të kësaj familje është shumë i madh e i vyer .

Në 1 Nëntor 1878 u mbajt Kongresi i Dibrës ,i cili mbrojti idenë e një autonomie administrative të Shqipërisë ku delegatë nga Berati ishin Islam Vrioni dhe Mehmet Ali Vrioni.

Në 12 Tetor 1879 u krijua Shoqëria e të Shtypurit të Shkronjave Shqip me anëtarë Mehmet Al i Vrioni.

Në gusht të 1898 u krijua në Berat shoqëria “Bashkimi” me kryetar Aziz Pashë Vrioni.

Në 4 Gusht 1908 Kahreman Vrioni e Islam Vrioni hapën në lagjen “Murat Celepias” shkollën e parë shqipe Bab DudË Karbunara .

Në 14 Nëntor 1908 u mbajt Kongresi i Manastirit ,delegat nga Klubi i Beratit ishte Nyzhet Vrioni.

Në 22 Dhjetor 1908 u krijua Klubi Kulturor “Bashkimi” me 15 anëtarë ,me kryetar Z.Iliaz Bej Vrioni.

Në 21 Prill 1921 u hap Parlamenti i Parë Shqiptar ku midis të tjerëve ,deputetë ishin edhe Hysen Vrioni e Qemal Vrioni.

Në 5 Korrik 1924 u krijua Shoqëria Liberale me kryetar Neshat Vrioni.

Po kush ishte Iliaz Bej Vrioni?

U lind në Prevezë më 1882 ,djali i Mehmet Ali Pashë Vrionit ,patriotit të shquar shqiptar ,nënkryetar i Lidhjes së Prizrenit e babai i përkthyesit të shquar Jusuf Vrioni.

Iliaz Bej Vreioni ish një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptarsë bashku me Sami Bej Vrionin.Shërbeu katër herë si kryeministër dhe disa herë si Ministër i Jashtëm e si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptarnë Paris.Ishte përt një kohë të gjatë Deputet i Parlamentit të Shqipërisë .

Iliaz Beu ishte gjithashtu Kryetar i Delegacionit të Beratit në punimet e Kongresit të Lushnjës.

Iliaz Bej Vrioni për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie Ndërkombëtare u dekorua nga Republika Franceze në vitin 1920 me urdhërin e lartë “Grand Officier dela Legion d’Honneur”

Vdiq në Paris më 17 Mars 1932.

Në vitin 1946 rregjimi diktatorial do të zhvarroste eshtrat e ish-Kryeministrit Iliaz Bej Vrioni për t’i hedhur ato në lumin Osum.

Në foto disa antar të familjes Vrioni në SHBA.