"ËSHTË NDERI YNË TI OFROJËME SHQIPËRISË VENDIN E MOHUAR"
HISTORI
Në vitin 1955 në seancën debat në OKB një Beratas lufton, për të antarsuar Shqipërinë..
Beqir Qypryli, rreth viteve 1900 - 1905, kishte rënë në kontakte me patriotin Ismail Qemali dhe kishte vënë postin e sekretarit të sulltanit në funksion të lëvizjes patriotike Shqiptare.
Beqir Qypryli e ndihmoi Ismail Qemalin, deputet në parlamentin Turk në atë periudhë, në grubullimin e dokumentave për t'ia paraqitur Fuqive të Mëdha për njohjen e shtetit Shqiptar!
Ismail Qemali me një dokument të firmosur e vulosur në emër të sulltanit paraqitet përpara Fuqive të Mëdha. Për këtë akt, sulltani e dënoi me vdekje Beqir Qyprylinë dhe familjen e internoi në vise të largëta e skuta të Turqisë.
Por rastësia e kishte sjell një pinjoll të familjes së vezirëve në OKB, si falje për indiferencën 400 vjeçare të të parëve. Z/ Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm turk, Prof.Dr. Mehemet Fuat Qypryli iu drejtua Asamblese së Përgjithshme të OKB në Senacën debat për pranimin e Shqipërisë në vitin 1955: "Shqipëria duhej të kishte përfaqësuesin e saj në këtë Asmable që në vitin 1945, kur kjo u themelua. Tani është nderi ynë t'i ofrojmë asaj vendin e mohuar."
Ishte po ky Qypryli, i cili kundërshtoi me forcë në fjalimin e tij problemin e Epirit të Veriut,
në seancën debat të hapur nga greqia në OKB.
Burimi; arshiva e fjalimeve në asamblen e OKB.
Shënim: Mehmet Fuat Qyprilliu (4 dhjetor 1890 - 28 qershor 1966) ishte një sociolog, turkolog, studiues, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Zëvendës Kryeministër i Republikës së Turqisë me shumë ndikim. Një pasardhës i familjes së famshme fisnike shqiptare Qyprilliu, ndikimi i së cilës në formësimin e historisë osmane midis viteve 1656 dhe 1711 tejkaloi edhe atë të Shtëpisë së Osmanëve, Fuat Qypriliu ishte një figurë kyçe në kryqëzimin e dijes dhe politikës në Turqinë e fillimit të shekullit të 20-të.