"ËNDRRA E PLOTËSUAR"

HISTORI

7/8/20231 min read


Falë ndërhyrjes energjike të Austro-Hungarisë, së pari në Konferencën e Londrës (demonstrimi ndërkombëtar i flotës) e pastaj drejtpërdrejta ushtarake, më 14 maj 1913 Mali i Zi u detyrua të zbrazë Shkodrën, kurse Serbia, më 20 tetor 1913, me masa të shtrënguara, nëpërmjet gojës së kryeministrit Pashiç, bënte një deklaratë zyrtare, ku zotohej se trevat e caktuara të Shqipërisë nga Konferenca e Londrës do të liroheshin. Por që ky zotim të bëhej realitet u desh që Austro-Hungaria të dërgojë më 18 tetor në Beograd një notë paralajmëruese me afat tetë ditësh,e përforcuar kjo me mobilizimin e dy korparmatave.

Politika ekspansioniste jugosllave përshkon historinë si një vazhdë e pandërprerë gjaku.

Le të kujtojmë ngjarjet e lidhura me personin e Esat pashë Toptanit (1913-1916), përkrahjen e lëvizjes fanatiko-myslimane, asaj katolike (Mirditë-Pukë) në Shqipëri (1914/1915-1922), mbështetjen për kthimin e Ahmet bej Zogut në 1924 në Tiranë, së fundi faktin, që si kundërveprim ndaj ndërhyrjes jugosllave në punët e saj të brendshme, Shqipëria u detyrua të mbështetej pa kushte tek Italia gjatë 1926-1938. Të gjitha këto, në hallkë të fundit, janë rrjedhojë e synimeve pansllaviste dhe e përpjekjeve për një hegjemoni sllave në Ballkan.

Dhe me qenë se edhe grekët ishin kundër Shqipërisë, edhe pse në të vërtetë ata duhej të kishin të njëjtat interesa, shqiptarëve nuk u mbetej kësisoj asnjë rrugë tjetër përveçse të lidheshin sa më ngushtë me Italinë (Pakti i Tiranës, 1926). Por që Italia nuk përfaqësonte asnjë siguri të vërtetë, këtë e treguan vitet 1915 (Marrëveshja e Londrës midis Italisë dhe Greqisë),1919 pakti Titoni-Venizelos,1919-1920

nepset pushtuese ndaj Vlorës dhe hinterlandit të saj dhe më 1939, pushtimi i Shqipërisë. Por edhe sikur Italia të kishte ndjekur një politikë miqësore më të besueshme, çdo afrim më i ngushtë mundësitë e një efikasiteti të përbashkët janë të kufizuara. Kështu me këtë vend paraqet rrezik. Që shqiptarëve edhe sot e kësaj dite, nuk u mbetet asnjë mundësi tjetër veçse e të presin më shumë nga vetja dhe më pak nga të huajt!

Eqrem Bej Vlora