E përshkruan Prof.Dr.Isuf LUZAJ ´ SELAM MUSAI´

HISTORI

7/8/20232 min read

“Pse vdiq Selam Musai? Përse luftoi Selam Musai? Si u zhduk e si vdiq Selam Musai? Ku është trupi i Selam Musait? Ku ra Selam Musai? Çdo të thotë në gjuhën e historisë së kombit shqiptar fjalët Selam Musai i 1920 - s?

Mijëra burra thërrisnin një emër: Selam Musai.

Ngrihet burri në këmbë i buzëqeshur e i qetë si martiri i Mikel Engjëllit, vigan mitologjie që s’njeh frikë as dyshim, buzëqeshur e sy ndriçuar me xixëllimë; ngrihet burri në këmbë e duke përqafuar miq e shokë, u flet:

- Dëgjoni, more burra, kuptomani fjalën time. Unë jam punëtor i thjeshtë si të gjithë ju. Kurrë s’kam vajtur

në shkollë,. S’di shkrim, as këndim. Nuk di të japë komandë, as të bëj plane lufte.

Nuk njoh grada, as oficerë. Nuk njoh rregulla e ligje të armikut. Armikun e kam parë për së largëti nga ndonjë qafë mali, kur bujonte xhadesë. Armikut s’i di gjuhë, as zakone. Si do ma varni mua këtë këmborë të madhe? S’është qafa ime për këtë byqe. Mos u gaboni, se do të merrni në qafë djelmtë e shkretë që venë tek vete plumbi. Mosni, për emër të Zotit

- Uli ballin e bukur të larë si në ujë mademi, fshiu djersë e fërkoi mustaqe e, kur e pa që prisnin akoma

fjalë, u tha duke tundur kokën:

- Aha, e mora vesh. Ju prisni që unë të mbaj miting si Minga në Vlorë. Jo, për Zotin. Unë s’di shkollë! S’di

të flas as për berra, as për burra. Mos pritni më, s’kam ç’të them. S’e ndjej veten të aftë për një detyrë kaq të rëndë.

Nuk komandoj dot 5000 burra. S’jam i zoti. Për barrë kaq të rëndë duhet guri i qoshesë, - e tregoi me dorë Osmën Haxhinë, pastaj shtoi:

- Të marrça të keqen Osmën Efendi, mos ma vër mua këtë byqe.

- Osmëni tha:

- e ka vendosur populli i tri krahinave: Vlorë, Gjirokastër e Berat e kemi vendosur edhe neve, komisioni

që: ti Selam do veçë në Vlorë.

- Populli çoç më di e çoç më quan, sepse hodha dy dyfeqë kundra grekut...

- Fjala ime është senet mulavelat: unë do të vete në Vlorë, po a do të vete me ju, a do të vetë me ju,

nuk e di. Unë në Vlorë do të hyj brenda.

Dashtë Zoti që të hyjmë të gjithë tok mrenda në Vlorë.

- Kështu tregojnë fshatarët e malësorët tanë marrjen e komandës prej Selam Musait. Pranë binomit të

dy viganëve liberatorë KOCULI – OSMËNI qëndron si kurora mbi shqiponjë, si xhevahir mbi kurorë, si drita mbi xhevahir emri i SELAM MUSAIT...”

Isuf LUZAJ