"APOFTEGMA HIPOTETIKE´´

SHKENCË

7/8/20231 min read

Është pranuar nga të gjithë mendimtarët që "E vërteta është akordi i mendimeve me objektet e tyre", porse Leibnitz-i thotë që e vërteta është akordi i parafytyrimeve që janë në mendjen t'onë me gjërat.

Deri në shekullin e 20 -të mendimtarët ishin në akord që: "E vërteta absolute egziston vetëm në mathematikë e në faktet konkrete." Mirëpo Einstein-i e theu këtë aksiomë duke provuar që e vërteta absolute, nuk egziston as në mathematikë as në ndonjë shkencë tjetër egzakte si fizika e kimia, egziston vetëm e vërteta relative.

Prej këtij aksiomi, mendoj që ne frymorët e zakonshëm duhet të jemi tolerantë, kundrejt atyre që nuk gjykojnë drejt sepse ata nuk kanë faj aq sa zezaku që është i zi.

Mund të themi që është padrejtësi e Natyrës që nuk u dha, të gabuarëve më shumë dritë në tru.

Toleranca e vërtetë duket të jetë e ashpër kundrejt nesh, më shumë se kundrejt të tjerëve.

Indulgjenca është determinizmi i mendimit që implikon nevojat e aktit të cilit i referohet. Determinizmi nuk është fatcaktimi (predistinacion). Ai konstaton faktet e shkuar e rrethanat materiale dhe morale që e kanë determinuar atë.

Frymorët në përgjithësi, korrigjohen kur shohin rrezikun e vesit dhe fitojnë një cilësi kur shohin përmirësimin që u bje korrigjimi. Ata që nuk hyjnë në këtë kategori frymorësh janë të metë në tru.

Përvuajtëria është e kundërta e krenarisë. Është qesharake të jetë njeriu krenar për fatin, rastin a koincidencën që pati të lindete i pasur a i bukur.

E vetmja fisnikëri (noblene) është kjo: "Me formuar personalitetin e me e vendos këtë, në shërbim të të tjerëve.

Isuf LUZAJ