"ADRIANOPOJA"

HISTORI

7/8/20232 min read

( Vendlindja e Fan Nolit )

Flitet se në këto rajone, kanë jetuar tetë koloni shqiptare, ndërsa, në vitin 1912, në kohën e sundimit osman, në këtë zonë (bullgare - turke) ka banuar popullatë e përzierë bullgarë, shqiptarë, turq dhe grekë. Atdhetari ynë i mirënjohur, Fan S. Noli, ka lindur (6 janar 1882) mu në këtë zonë, përkatësisht në lokalitetin, Ibrik-"Tepe të Adrianopojës (Edrene), dikur vend i banuar me shqiptarë, në truallin e Trakisë antike. Kjo vërtetohet edhe në një botim në faqet e "Kalendarit Kombëtar", botim i kolonisë

Shqiptare në Sofje, (viti 1910), ndërsa Hysni Ahmet Frashëri, në një shkrim, ndër të tjera thotë: "Në Adrianopojë (Edrene) gjenden tetë copë fshatra shqiptare, që flasin gjuhën e vet. Ndër ato fshatra është edhe Ibrik Tepe-ja e Nolit të Madh". Edhe vetë Fan Noli ka lënë disa shënime për këtë, ku thotë se banorët e këtyre fshatrave e kanë prejardhjen nga Kolonja e Shqipërisë. Disa burime arkivore thonë, se në këtë rajon, gjatë luftërave ballkanike, (1912-1913), ndaj shqiptarëve janë bërë masakra dhe dhunë e paparë, ku për pasojë, banorët janë detyruar të zhvendosen në vende të tjera,ndërsa pjesa e mbetur janë bullgarizuar.

Përgjatë rrugës së vjetër (që çon për në Turqi), e cila kalon rreth Asenovgradit, ndodhet udhëkryqi që ndan rrugën në drejtim të qytetit Smolan. Diku në kilometrin e 20 të rrugës, për në Smolan, ndodhet një tabelë e cila tregon drejtimin për në fshatin Kosovo, që sipas banorëve vendor, në këtë vendbanim deri para dy - tre shekujsh, supozohet se kishin jetuar shqiptarët. Ky supozim mund të merret i sakët, bazuar në një shkrim të atdhetarit tonë të njohur, Sami Frashëri i cili duke e përshkruar këtë rrugë, thotë se gjatë kohës së dyndjeve të shqiptarëve nga Shqipëria për në Turqi, ka ekzistuar një rrip i gjatë i pandërprerë i vendbanimeve shqiptare, të

cilat dikur lidhnin Shqipërinë me Stambollin.

Kurtesh Devaja

Shënim; Fshati Kosovo quhet edhe sot kështu ku edhe gazetari Marin Mema, ka bërë një kronik për të, ashtu siç ka bërë për Mollen e kuqe... Por të gjithë janë pas autorit tonë Kurtesh Devaja, i cili ka hedhur i pari në letër veprën monumentale me përbledhjen, edhe dokumentimin e Shqiptarve në gjithë botën...