📚✏️ "SHKOLLA"
SHKENCË
Shkolla është një urë mes familjes dhe shoqërisë.
Duke qenë i paracaktuar qëllimi i saj që të konvertojë foshnjen në qytetar, duhet të rrijë në kontakt me jetën shoqërore, me familjen, me rrugën, me popullin, lidhur me ndjenjat e tij, me idealet e tij. Shkolla e shkrimit, e leximit, e të katër operacioneve themelore të matematikës
Është një mbeturinë e shoqërive mesdhetare, siç janë dhe dënimet dhe provimet. Në çdo krahinë, qytet ose fshat duhet që shkolla të reflektojë aktivitetet më të nevojshme të jetës, duke u konverguar në një përzgjatërim të familjes, me zakonet dhe punët e saj të zakonshme. Duke e konvertuar edukimin në
Mësim jete, shkolla do të mund të paraprijë duke u dhënë hua foshnjave atë pajisje që do t'ia kthejnë shoqërisë kur të jenë burra e gra. Ushqimi, rrobat, lodrat, librat, mjetet duhet t'u jepen GRATIS për të edukuar foshnjat në një atmosferë solidariteti e vetëbesimi, për t'u mësuar se të gjithë etërit punojnë për të gjithë bijtë.
Funksioni i parë i shkollës është të provojë me fakte që aktiviteti është i këndshëm, kur vihet në veprim për gjëra të përfitueshme. Çilimiu duhet të mësojë të punojë duke lozur në mes të përkëdheljeve e të gazit të embël, në mes të bilbilave dhe luleve. Kur shkolla t'i bëhet më e argëtushme sesa familja, duke trazuar lodrat me prodhimin e gjërave të dobishme, do ta dojë punën, do ta dëshirojë. Më në fund, do të qëndrojë i kënaqur, duke parë të dalin prej duarve të tij gjëra të çmueshme si një përgjigje e vetvetishme e mësimeve të marra. Plot diell, ajër, liri, shkolla do të fillojë të pushojë së qeni familje, shtëpi, kopesht.
Njohuritë e para morale mund të mësohen në një ambient përkëdhelje, dashurie; njohuritë e para natyrore fitohen duke lozur në vetë natyrën. Një përkëdhelje, një këshillim, një shembull mësojnë më shumë moral sesa një
Epitomë; një insekt, një lule, mësojnë më shumë sesa një muzeum. Shkolla do të jetë pastaj një laborator, fushe sporti e lodrash për edukimin e duarve dhe të inteligjencës.
Isuf LUZAJ