🇺🇲 🇦🇱| "VALLJA E PAQES"
LETËRSI
Ejani te vallja e paqes!
Në të kanë të drejtën
Të gjithë të marrin pjesë.
S'kanë rëndësi Feja dhe kombësia
Sepse vëllezër dhe motra jemi,
Nga i njëjti Zot krijuar,
Me të njëjtin dinjitet.
Na bashkon muzika e valles:
Dashuria ndaj njëri-tjetrit
Dhe dëshira jonë për paqen.
Mësohen lehtë hapat e valles:
Durimi, fjalë të buta, Një përqafim,
Biseda miqësore,
Mikpritje ndaj atyre në nevojë.
Mos presim!
Marrim njëri-tjetrin në dorë!
Hedhim vallen e paqes!
Kur e fillojmë ti dhe unë,
Në gjithë botën do të përhapet,
Dhe me shpirtin e paqes
Do të mbushet toka.
Carrie Hooper
Shënim: Carrie Hooper është një profesoreshe e verbër Amerikane,
e cila e do Shqipërinë me DRITË...