🇺🇲 🇦🇱 | "MËSUESI EURO-AMERIKAN"
KULTURËME RËNDËSI
Dinjiteti i mësuesisë do të ngrihet kur ndërgjegjja shoqërore do të mirëçmojë vlerat e qenësishme të kësaj pune. Në kohët e vjetra mësuesit ishin robër, më vonë qenë shërbëtorë,
Sot janë rrogëtarë.
E ardhmja do ta bëjë më dinjitoze pozitën e tyre, duke u siguruar pa kufizime mirëqenien materiale që nevojitet, duke e ngritur radhën civile të tyre deri në lartësinë e funksionit që kryejnë, duke u dhënë atyre autoritetin moral, që do ta bëjë më fuqiplotë përpjekjen e tyre.
Nuk i përshtaten shoqërisë mentalitetet bizantine, orientale, turkoshake a gojaçe dhe pesimiste. Do të jenë mësues vetëm ata që do të mund të përmbushin me prirje një detyrë, që është më e ndershmja nga të gjitha. Mësuesi duhet të ngrihet në lartësinë e apostullit që të plazmojë breza të rinj rinie me virtyte të fuqive shpirtërore për të përballuar kërkesat e jetës dhe ato të kombit. Të tillë mësues kanë plazmuar qytetërimin euro -amerikan, ku mësuesi në klasë është perandor dhe asnjë autoritet nuk mund t'i mbivihet atij gjatë zhvillimit të apostullatës së tij. Puna edukative implikon përgjegjësinë më të rëndë shoqërore.
Ai që pranon detyrën me mësue dhe nuk e përmbush me efikasitet, i shkakton një dëm të pandreqshëm shoqërisë, që i dorëzon të ardhmen e saj. Mësuesi duhet të përmbushë detyrën, duke zhvilluar te nxënësit e tij të gjitha aftësitë, sepse ato aftësi do të jenë më vonë kapacitete konvergjente për mirëqenien e popullit të tyre. Efikasiteti më i madh i mësuesit nuk arrihet duke e ngarkuar me punë, porse duke kërkuar më shumë dashuri në detyrat e tij.
Përfitimi nuk qëndron në atë që njeriu të mësojë gjatë shumë orëve, por që të mësojë me kënaqësi, shije dhe dritë gjatë pak orëve.
Kur mësuesia emancipohet, duke u zhveshur nga ndikimet politike e zinxhirët burokratikë, do të ketë një liri inisiative që ka qenë e panjohur deri më sot në vendin tonë. Në përputhje me rezultatet e eksperiencës së tij, çdo mësues mund të mësojë duke provuar metoda të reja që të perfeksionojë artin e të mësuarit.
Inspektorët e edukimit nuk do të kenë mision të ngatërrojnë me rregulla, ligje, kode, formularë e regjistra që errësojnë punën e tij duke e çaluar, porse do të kenë misionin të koordinojnë idetë që të gjithë fitojnë nga eksperienca për t'i zbatuar sa më shumë. Të lirë nga çdo imponim dogmatik a kallëp shtetëror a qeveritar, mësuesit do të mësojnë si të mendojnë më mirë, sesa si të përsërisin dhe, më mirë të
BESOJNĂ‹, SESA TĂ‹ KOPJOJNĂ‹.
➡️ Isuf LUZAJ
©️ IliroThrak
Shënim: Parashikimi i mësuesit të vërtetë për kolegët e tij, të padinjitet në atdhun tonë duket si një "profetësi", pasi ne kemi mësues vetëm rrogëtar që çertifikojnë injorancën me diplomë!