🇦🇱 | "GJYSHI I SKËNDËRBEUT"
ME RËNDËSIHISTORI
(Propoganda Serbe)
Propaganda serbe ka përdorur sidomos betejën e Kosovës (1389), te cilën e ka paraqitur si një mit të pavdekshëm të idealit kombëtar jugosllav dhe si argument për të justifikuar rivendikimet serbe në Kosovë.
Në fakt beteja e Kosovës, të cilën Serbët e kanë përmendur për së tepërmi duke i bërë të vetat të gjitha therorirat, ndodhi midis Turqve dhe një koalicioni të krishterë nënë komandën e mbretit serb Lazar, i cili ra i vdekur në luftë e sipër. Duhet pra të sqarohet mirë se beteja e Kosovës nuk ka qënë vepër e Sërbëve të vetëm, por e një koalicioni të krishterësh të përbërë prej Sërbë, Shqiptarë, Bullgarë, Boshnjakë, Dalmatë, Hungarezë. Shqiptarët ishin të komanduar nga Princi Gjergj Kastrioti I, gjyshi i heroit tonë Skënderbej, por komanda e përgjithëshme iu besua mbretit serb Lazar, dhe kjo u bë për shkak se asnjë nga ushtërit e tjera aleate nuk ishte komanduar nga një mbret dhe sepse ushtëria sërbe ishte më e madhja në numër. Fuqit serbe dhe ushtërit aleate që lëftuan në fushën e Kosovës u përpoqën të ndalojnë invazionin turk me një shpeditë e cila kishte më shumë karakterin e një kryqëzate për t'i prerë, hovin rezikut mysliman se sa të një lufte me karakter kombëtar. Historianët e njohin këtë betejë si një kryqëzatë të re kundra fuqis otomane që shtohesh dhe kërcënonte botën e krishtere të oksidentit.
Sidoqoftë fuqit shqiptare në këtë betejë sollën një kontribut të dorës së parë:
Më 1389 Gjergj Ballsha II, Theodor Muzaka II, Gjergj Kastrioti I, stërgjysh i Skënderbeut, dhe disa princër shqiptarë të tjerë u bashkuan me kralin Lazar të Serbisë, i cili organizoi një kryqëzatë kundër Sulltan Muradit I. Ushtëria kryqësore, e përbërë prej Sërbësh Bullgarësh, Bosnjakësh, Shqiptarësh, Vllehësh, Polakësh dhe Hungarezësh u përpoq me ushtërin turke në fushën e Kosovës. Në këshillën e luftës që u mbajtë nënë kryesin e kralit Lazar, Gjergj Kastrioti I, kishte proponuar që t'u bijen Turqve natën, po ky proponim nuk u pëlqye nga shkaku që armiqt mund të shpëtonin nga një disfatë e plotë e të iknin më t'errët pra pa rëne dita dhe u dërrmuan plotësisht prej Turqve. Midis të vrarëvet ishin Sulltan Muradi I vete dhe Teodor Muzaka II, vetëm fati dhe rasti i solli Sërbët t'a
Zgjedhin Kosovën si fushë lufte, sepse në realitet Kosova nuk ka qënë ndonjë here tokë sërbe e vërtetë dhe më von në rivendikimet e tyre Sërbët, para dhe pas luftës ballkanike, nuk kanë mundur të provojnë që krahina e Kosovës dhe krahinat e tjera shqiptare fqinje ishin sllave, dhe as që mund ta provonin kur e aneksuan Kosovën, sepse numëri i Sllavëve ishte aty tepër i vogël. Sa për shprehjen "Stara Serbija"
d. m. th "Serbija e Vjetër", që Serbët e përdorin zakonisht për të quajtur kështu Kosovën, duhet theksuar se ajo shprehje nuk ka asnjë bazë historike dhe se Sërbët e kanë shpikur vetë, nga mezi i shekullit XIX, për t'i shërbyer më mirë qëllimevet të tyre ekspansioniste në dëm të Shqipërisë. Këtë taktikë kanë përdorur dhe
Bullgarët në propagandën e tyre me fjalën Magedhoni e cila ka mbetur si një shprehje gjeografike që nga kohët e vjetëra kurse ata e kanë paraqitur Maqedhonin si një tokë iredente bullgare pa marrë parasysh egzistencën e elementevet etnike të tjera. Për shëmbëll Kaçaniku, Presheva, Kumanova, Shkupi,
Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Ohrija, paraqiten si pjesë të Maqedhonis bullgare, kufijtë e së cilës janë shënuar arbitrarisht dhe pa asnjë kriter etnik e gjeografik. (Historia e Skënderbeut, prej Fan S. Nolit, Boston 1921,)
Hamit Kokalari 1940
Shënim: pra siç del nga ky shkrim se në betejën e Kosovës ishte stërgjyshi i Skendërbeut Gjergj Kastrioti I, po ashtu ishte dhe gjyshi i tij edhe
jo Skëndërbeu që mitizojë sistemi komunist.